Mbrëmjen e së hënës, kombëtarja Shqiptare do të luajë sfidën e fundit në Grupin B me Spanjën me shpresën e arritjes së një kualifikimi historik në 1/8 e finaleve të Euro 2024. Trajneri Sylvinjo në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide u shpreh i emocionuar duke parë edhe lidhjen e tij me vendin iberik dhe e vlerësoi në maksimum La Roja edhe pse flitet se mund të bëjë rotacion në ekip duke shtuar se lojtarët e tij do japin maksimumin