Më 10 shtator nis punën legjislatura e re parlamentare. Sipas të dhënave të përpunuara nga Instituti i Studimeve Politike për herë të parë kemi një parti politike, e cila i ka fituar mandatin e tretë radhazi. Pas 1997 dhe 2017 është hera e tretë që PS qeveris e vetme, pa pasur nevojë për aleatë politikë. Mazhoranca aktuale ka të njëjtin numër mandatesh si më 2017, me dallimin se që në fillim ka mbështetjen edhe të 3 mandateve të PSD, duke pasur de facto 77 deputetë, 6 më shumë sesa mazhoranca e nevojshme për krijimin e qeverisë. Në këtë legjislaturë vëmendje të veçantë merr debati mbi mandatin e ish Presidentit dhe Kryeministrit Berisha, i përfshirë në listën e zezë amerikane, ndërkohë që pesë deputetë, përfshirë dy emra në listën e zezë, kanë dhënë dorëheqje nga mandati përpara betimit në parlament.