Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka kërkuar disa herë një takim me presidentin rus Vladimir Putin, duke lënë madje hapur edhe derën për një kompromis të mundshëm. Por shefi i Kremlinit, nuk është përgjigjur ndaj ftesave të tij, përkundrazi i ka mohuar ato. Takimi i të enjtes mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas, në Antalia të Turqisë, ishte i nivelit më të lartë të këtyre kohëve të fundit, edhe ai, pa asnjë përparim të dukshëm.