Top News – Në një qeli me pleshta e pa ushqim / Izraeli nën akuzë për ndalimin e Greta Thunberg
05/10/2025 15:23

Aktivistja e mjedisit Greta Thunberg u ka thënë zyrtarëve suedezë se po i nënshtrohet një trajtimi të ashpër në një qeli paraburgimi në Izrael, ku po mbahet pas ndalimit dhe largimit të saj nga një anije me ndihma për në Gaza. Sipas The Guardian, një zyrtar i ministrisë së jashtme suedeze që ka vizituar aktivisten në burg tha se ajo pretendonte se ishte mbajtur në një qeli të infektuar me pleshta, me shumë pak ushqim dhe ujë. "Ambasada ka qenë në gjendje të takohet me Gretën", thuhet në një email të ministrisë së jashtme. “Ajo u ankua se ishte e dehidratuar, Ka marrë sasi të pamjaftueshme uji dhe ushqimi. Ajo gjithashtu deklaroi se kishte skuqje në trup të shkaktuara nga pleshtat. Ajo foli për trajtim të ashpër dhe tha se ka qëndruar e ulur për periudha të gjata në sipërfaqe të forta”. Akuza është mbështetur nga të paktën dy anëtarë të tjerë të flotës, që ishin ndaluar nga forcat izraelite dhe ishin liruar të shtunën. “Ata e tërhoqën Gretën e vogël nga flokët para syve tanë, e rrahën dhe e detyruan të puthte flamurin izraelit. Ata i bënë të gjitha këto si një paralajmërim për të tjerët”, tha për agjencinë turke e lajmeve Anadolia aktivisti turk Ersin Çelik, pjesëmarrës në flotën Sumud. Lorenzo D’Agostino, një gazetar dhe pjesëmarrës tjetër në mision, tha pasi u kthye në Stamboll se Thunberg ishte “mbështjellë me flamurin izraelit dhe ishte detyruar të parakalonte si një trofe”. Thunberg është mes 437 aktivistëve, parlamentarëve dhe avokatëve që ishin pjesë e flotës Global Sumud, një koalicion prej më shumë se 40 anijesh që transportonin ndihma humanitare, qëllimi i të cilit ishte të thyente bllokadën detare 16-vjeçare të Izraelit ndaj Gazës. Midis të enjtes dhe të premtes, forcat izraelite kapën të gjitha anijet dhe arrestuan çdo anëtar të ekuipazhit në bord. Shumica e tyre po mbahen në Ketziot, i njohur edhe si Ansar III, një burg i sigurisë së lartë në shkretëtirën Negev i përdorur kryesisht për të burgosurit palestinezë të sigurisë, shumë prej të cilëve Izraeli i akuzon për përfshirje në aktivitete militante ose terroriste.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05