Afrika lindore po përgatitet për pushtimin e tretë të karkalecave të shkretëtirës, me miliarda insekte shkatërrimtare që do të dëmtojnë dhe kërcënojnë ushqimin në një rajon që po vuan jo pak nga pandemia e koronavirusit. Të shtyrë nga kushtet e favorshme të motit, insektet migruese kanë mbushur afrikën lindore në shifra të frikshme që nga fundi i 2019, dhe një tjetër valë pritet të pushtojë qiejt pavarësisht përdorimit të konsiderueshëm të pesticideve.