Protestues nga qytete të ndryshme të Kosovë, por dhe vende të rajonit kanë protestuar këtë të enjte në Prishtinë me moton "Kundër padrejtësisë, në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës". Protesta u thirr pasi u bë e ditur se Gjykata Speciale në Hagë ka pranuar prova nga shteti i Serbisë për rastin e ish -krerëve të UÇK-së, përkatësisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit të Kosovës, Rexhep Selimi. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Protesta e organizuar nga veteranët e UÇK-së është përkrahur nga partitë opozitare. Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se protesta është "dhjetë vjet e vonuar" pasi është dashur që të protestohet në kohën kur është themeluar Gjykata.