Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pas një hetimi 1 mujor, në kuadër të operacionit ‘Fokusi’. Sipas uniformave blu, 36-vjeçari shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjes. Në momenin e arrestimit, iu gjetën dhe sekuestruan 55 lëndëve narkotike kokainë dhe 562 gramë kanabis. Si provë materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.