Skuadra e ekstradimeve në policinë britanike i ka bërë apel qytetarëve të ndihmojnë në kapjen e dy shqiptarët të konsideruar si më të kërkuarit për momentin. Duke iu referuar njoftimit të policisë angleze mësohet se këta dy persona janë: Korab Halilaj, 39 vjec për të cilën është lëshuar një urdhër arresti nga Australia për trafik droge dhe Festim Korra, 43 vjec i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasje ndodhur në Shqipëri në vitin 2013.