Top News – ‘Në kurth’ nga një aplikacion/ U krijua nga FBI, qindra kriminelë në pranga
08/06/2021 11:50

Supozohej se ai do të ishte mjeti i pathyeshëm i komunikimit i botës së krimit, një hapësirë e sigurt digjitale ku do të komplotoheshin krime që variojnë nga trafiku i drogës e deri tek vrasjet, larg syve të rendit. Por, për rreth tre vite, një aplikacion i koduar i përdorur nga kriminelët por i monitoruar në vijimësi nga FBI dhe policia federale australiane, ka cuar në qindra arrestime dhe dhjetëra e miliona dollarë në asete të konfiskuara. Agjencitë e ruajtjes së rendit thonë se kanë arrestuar me qindra kriminelë në të gjithë botën në përmbyllje të një operacioni tre vjecar, duke përdorur një aplikacion mesazhesh të sigurta të krijuar nga FBI. Operacioni i kryer në bashkëpunim mes australisë dhe FBI-së, bëri që aplikacioni ANOM, të shpërndahej në mënyrë të fshehtë mes kriminelëve duke lejuar policinë të monitoronte bisedat, pa dijeninë e tyre. Operacioni coi në arrestime në 18 vende të botës. Ata përfshijnë persona të lidhur me mafien dhe grupet e krimit të organizuar. Droga, armë dhe para kesh janë konfirkuar po ashtu. Australia tha se ka arrestuar 224 persona në kuadër të operacionit dhe ka reaguar ndaj 20 kërcënimeve për vrasje, duke shpëtuar kështu jetët e një numri domethënës kalimtarësh të pafajshëm. Kryeministri i vendit e quajti operacionin të jashtëzakonshëm dhe tha se ai kishte goditur kriminelët në shkallë globale. Zelanda e re, që ka arrestuar 35 persona, e quajti operacionin veprimin më të sofistikuar të agjencive të rendit në botë, kundër krimit të organizuar, deri më sot. FBI dhe Europol do të japin më shumë detaje në vijim.

Top Channel/ Skandali në Meksikë, arrestohet pasi ngacmoi presidenten
05/11 23:19
Top Channel/ Magji në qiell, ja pse u quajt Super-hëna e Kastorit
05/11 23:17
Top News- Avioni mori flakë dhe u rrëzua, gjendje e jashtëzakonshme në shtetin amerikan
05/11 22:48
Top Channel/ Disfata në zgjedhjet e bashkisë së Nju Jorkut, “shfajësimi” i Trump: Ndikoi…
05/11 22:29
Top Channel/ Makina merr para turmën e këmbësorëve në Francë, plagosen 10 persona
05/11 22:28
Top News- Trupat ukrainase rrethohen në betejë, luftë e ashpër, reagon Kievi
05/11 22:25
Top News- “Kishte lidhje intime me të birin”/ Burg për jetë për 47-vjeçarin shqiptar
05/11 22:10
Top News- I arrestuar për grabitjen në Luvër, por dhe një yll i mediave sociale
05/11 21:30
Top News- Nuk përmbahet! Burri prek nga pas presidenten meksikane dhe përpiqet ta puthë në rrugë
05/11 19:58
Top News- Tragjedia e Novi Sadit pa autorë/ OKB kritikon mungesën e llogaridhënies
05/11 16:25
Top News – Bënte thirrje për kalifat / Gjermania mbyll një shoqatë myslimane
05/11 15:15
Top News – ‘Allahu Akbar’, u përplas me turmën / Tronditet Franca, 10 të plagosur, autori në pranga
05/11 15:14
Top News – Ushtria japoneze luftë me arinjtë / Shtohen sulmet vdekjeprurëse, të paktën 12 viktima
05/11 15:07
Top News – ‘Ngacmohet’ presidentja e Meksikës /‘Lufton’ me agresorin në rrugë, rritet dhuna politike
05/11 15:01
Top News – Dronët e Ukrainës mbyllin rafinerinë ruse / Ndalet eksporti i karburanteve pas sulmeve
05/11 14:58
Top News – Mbyllet aeroporti i tretë evropian / Dronët misteriozë shkaktojnë kaos në fluturime
05/11 14:58
Top News – Pas Ukrainës Rusia do pushtojë Hënën / Putin krenohet me arsenalin e armëve futuriste
05/11 14:40
Top News – Erdogan, ‘paqe’ me militantët kurdë / Paralajmëron ‘fazë të re’ në procesin e pajtimit
05/11 14:34
Top Channel/ Kush është Zohran Mamdani: Fitues në Nju Jork, por që s`do të bëhet kurrë president!
05/11 12:19
Top News – Dronët mbjellin frikë mbi Bruksel / Rihapet aeroporti, 80 fluturime të anuluara
05/11 12:11
BILETA Portokalli - Bileta