Të gjithë qytetarët, të cilët duan të shkojnë drejt Malit Të Zi, mund të kalojnë nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, duke pasur përgjigjen e tamponit, te bere ne 72 oret e fundit, e që duhet të jetë negative. Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan kane publikuar kete te hene njoftimin per të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë. Ky rregull, theksohet ne njoftimin zyrtar, do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ne oren 22 te mbremjes.