Top News – Në kërkim të uraniumit ‘të zhdukur’ / Ku e ka fshehur Irani? SHBA nis ‘gjuetinë’
30/06/2025 12:22

Bombardimi i centraleve bërthamore iraniane nga SHBA dhe Izraeli ka ngritur tani një enigmë për inspektorët e OKB-së në Iran: si mund të dallosh nëse rezervat e uraniumit të pasuruar, disa prej të cilave afër gradës së armëve, janë varrosur nën rrënoja apo janë fshehur heshtazi? Pas sulmeve të fundjavës së kaluar ndaj tre prej centraleve kryesore bërthamore të Iranit; Fordoë, Natanz dhe Isfahan, Presidenti Donald Trump tha se objektet ishin "shkatërruar" nga municionet amerikane, duke përfshirë bombat që shkatërrojnë bunkerët. Por mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, e cila monitoron programin bërthamor të Teheranit, ka thënë se nuk është e qartë se çfarë dëmi është shkaktuar në Fordoë, një uzinë e groposur thellë brenda një mali ku është prodhuar pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar të Iranit. Shefi i agjencisë, Rafael Grossi, tha të hënën se ishte shumë e mundshme që centrifugat e përdorura për të pasuruar uraniumin brenda Fordoët të ishin dëmtuar rëndë. Është shumë më pak e qartë nëse 9 ton uranium i pasuruar i Iranit, ose më shumë se 400 kg i pasuruar afër gradës së armëve, janë shkatërruar apo jo. Qeveritë perëndimore po përpiqen të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur me këtë sasi uraniumi. Sipas disa zyrtarëve perëndimorë bombardimi mund të ketë siguruar mbulimin e përsosur për Iranin që të zhdukë rezervat e tij të uraniumit dhe çdo hetim i agjencisë së OKB-së ka të ngjarë të jetë i gjatë dhe i vështirë. Më shumë se 400 kg uranium i pasuruar deri në 60%, afër 90 për qindëshit të nevojshëm për armët, nëse pasurohen më tej, janë të mjaftueshme për nëntë armë bërthamore. Edhe një pjesë e vogël e asaj që mbetet e zhdukur do të ishte një shqetësim i madh për fuqitë perëndimore që besojnë se Irani po e mban të hapur mundësinë e sigurimit të armëve bërthamore.

Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50