Një 30-vjeçar I shpallur në kërkim që prej vitit 2021 është kapur nga Policia e Elbasanit. Bëhet fjalë për Daniel Bullarin, banues në fshatin Valas, Elbasan, I cili u arrestua në Cërrik. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest në burg, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".