Një person ka mbetur I plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Bëhet fjalë për 52 vjecarin Ardian Narkaj, I cili është plagosur gjatë aksionit policor për të bërë të mundur arrestimin e tij. Burimet policore bëjë me dije se Narkaj ka kundërshtuar forcat e policisë dhe pas shkëmbimit me armë zjarri ai ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah. Pas plagosjes, 52 vjecari është nisur menjëherë në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e parë dhe më pas është nisur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për shakk të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.