Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për ‘plagosje’ dhe ‘grabitje me armë’ ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës këtë të martë. Gjatë operacionit, uniformat blu në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë lokalizuar vendodhjen e 38-vjeçarit në lagjen ‘’Xhabije’’, Shkodër, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij me qëllim ekstradimin drejt Italisë.