Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal është kapur dhe arrestuar në Fier. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, e arrestuan 33-vjeçarin me qëllim ekstradimin në Itali. Të arrestuarit autoritetet gjyqësore italiane i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve. Ai u vu në pranga në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Interpol Tirana dhe Interpol Roma kanë bashkëpunuar duke shkëmbyer informacione lidhur me këtë shtetas Ky bashkëpunim vijon bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e tij.