Policia e shtetit vijon të ketë në fokus kapjen dhe vënien në pranga të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, apo kombëtar për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiranës vuri në pranga një 38 vjecar, të shpallur në kërkim nga shteti italian për trafikim të lëndëve narkotike.