Pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pasojave shkatërruese humanitare që solli, do të ishte e çuditshme ta lejosh Moskën të marrë rolin e paqebërësit. Mjerisht kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në një cep të botës. Në vazhdën e një përleshjeje të re ushtarake midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në vitin 2020, Rusia u lejua të ndërmjetësonte një armëpushim dhe të mbante nën kontroll të dyja palët.