Universiteti i Harvardit ka futur Gjuhën Shqipen si lëndë në kurrikulën e tij dhe do të mësohet nga të gjithë studentët. Një nga studentet që nxiti futjen e gjuhës shqipe në Harvard është Edona Cosovic, kryetare e vitit të dytë dhe vajza e një emigranti shqiptar nga Mali i Zi. E rritur në SHBA, ajo mësoi të fliste gjuhën shqipe në mënyrë jo formale në shtëpi, por e kishte të vështirë ta ruante gjuhën pavarësisht dëshirës së saj të madhe për ta bërë këtë.