Një zhytës 56-vjeçar ka rrëfyer një eksperiencë aspak të zakonshme. Ai ka treguar se është gëlltitur nga një balenë e madhe dhe ka qëndruar brenda gojës së saj për 30-40 sekonda, për të shpëtuar më pas kur ajo e pështyu atë. Michael Packard po shkonte për zhytje në brigjet e Cape Cod kur papritur ndjeu një përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua. Në fillim, ai, mendoi se ishte sulmuar nga një peshkaqen, por kur e pa se nuk ndjente dhëmbët e mprehtë dhe nuk kishte dhembje, filloi të kuptojë se çfarë kishte ndodhur.