E dashura e Gerard Pique, Clara Chia Marti përfundon në urgjencë në spital. Mediat spanjolle, shkruajnë se 23-vjeçarja është dërguar në një spital të Barcelonës, pasi ka pasur kriza të forta ankthi. Vetëm disa ditë më parë ata zyrtarizuan dashurinë e tyre përmes një fotoje në Instagram. Gjendja e saj shëndetësore nuk është përmirësuar ende pas sulmit të ankthit.