Greqia vazhdon të jetë e mbërthyer nga flakët, të cilat prej ditësh po shkrumbojnë gjithcka që u del përpara. Pamjet që po ndiqni, tregojnë zonën e Dhrosopijit në periferi të athinës, e përfshirë tërësisht nga flakët. Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa duket tashmë i pandalshëm dhe po gllabëron gjithcka i del përpara, përfshirë shtyllat e tensionit të lartë dhe fabrika. Si pasojë e djegies së shtyllave të energjisë, disa zona në athinë kanë mbetur pa energji elektrike. Flakët duken thuajse të pandalshme pasi po përhapen me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë ndërsa zjarrfikësit nuk po munden në dukje të bëjnë asgjë