Me një postim plot sarkazëm në Telegram, ish presidenti rus dhe aktualisht zëvendëspresidenti i këshillit të sigurisë së Moskës, Dimitri Medevdev, ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit italian. Ai ka postuar fotot e boris johnsonit dhe Mario Draghit, e më pas edhe një imazh të ri me një pikëpyetje në mes që nënkupton – kush e ka radhën më pas... Më herët, Medvedev kishte reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit britanik boris Johnson, duke shkruar po në telegram: Miqtë më të mirë të Ukrainës po ikin. Fitorja e madhe është në rrezik...Iku i pari....