Prej pesë ditësh, vatra e mbetjeve urbane në Elbasan vazhdon të nxjerrë tym dhe gazra toksikë, duke mbuluar qytetin me ndotje të dendur ajrore. Me gjithë ndërhyrjet e forcave zjarrfikëse, nuk është arritur shuarja e plotë e flakëve, kjo pasi favorizohet dhe nga temperaturat e larta.