Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se mbajtja në burg e kryebashkiakut Erion Veliaj me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme nuk argumentohet me prova. rama - Korrupsion në kuptimin e fjalës nuk kam parë. Përjashto rastet e veprave të rënda që përfshihet dhe korrupsioni në flagrancë, që përsëri është padiskutim fare e natyrshme që të përfundojë në paraburgim, të gjitha rastet e tjera duhet të jenë shumë të argumentuara. Duke qenë se është kryeqyteti, as Tropoja nuk e ka luksin ta ke të arrestuar kryetarin e Bashkisë. U bë viti dhe ka deri në zgjedhje dhe 1 vit e gjysmë. Unë e bëra një provë që t’i jepnim Tiranës një kryetar bashkie. Nuk funksionoi se GJK tha Tirana e ka një kryetar, në rregull po ku e ka?”