Liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Beograd, për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë energjetike . Në konferencën e përbashkët për shtyp, ata garantuan një bashkëpunim të shtuar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike lidhur me energjinë e ripërtëritshme. Rama bëri publike detajet e dy projekteve të cilat do të jetëzojnë potencialin e Shqipërisë në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.