Organizimi i një feste në Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Beograd ka shkaktuat një sërë reagimesh në mediat serbe. Të mërkurën në mbrëmje, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, publikoi fotografi nga ky organizim. ‘Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, shkroi ai.