Gjykata e Posaçmë rrëzon kërkesën e Gjulio Vuksanit për revokim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, masë e caktuar ndaj tij në 14 maj të këtij viti. Gjyqtari Erjon Çela vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë më herët, që erdhi si pasojë e kërkesës së depozituar nga prokurorja Elida Kaçkini, pasi Vuksani fillimisht u mbajt në masën e arrestit në burg, si person i dyshuar për vjedhje në kuadër të grupit kriminal. Ai dyshohet se siguroi automjetin “Range Rover” që u përdor nga autorët në ekzekutimin e Arlind Bushatit dhe Hamza Licit, ku veç tyre humbën jetën çifti i pafajshëm i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.