Në natën mes të shtunës dhe të dielës ora do të kthehet 60 minuta prapa, duke na dhënë kështu mundësinë për të fjetur dhe një orë më shumë. Të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen 60 minuta pas. Ndërrimi i orës do të ndodhë më 30 tetor dhe të gjithë do të flemë 1 orë më shumë. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë.