Ministrat e Bashkimit Evropian kanë miratuar të martën ndryshimin e kritereve për përdorimin e certifikatës COVID-19 për udhëtim brenda bllokut evropian. Sipas rregullvae të reja, tani më shumë do të merret parasysh gjendja shëndetësore e personit, të dhënat për vaksinim apo shërim nga virusi, sesa gjendja epidemiologjike e shtetit apo rajonit prej nga vjen udhëtari. Sipas rekomandimeve të reja, certifikata COVID-19 do të jetë e vlefshme nëse është i vaksinuar me së paku dy doza. Kjo certifikatë vlen nëntë muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, ndërkaq për personat që janë të vaksinuar me dozën përforcuese, vlefshmëria e certifikatës do të jetë e pakufizuar, së paku.