Një makinë në Leposaviç të Kosovës, që sapo kishte konvertuar targat në Republika e Kosovës është djegur, tha Policia e Kosovës. Zëvënedësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha se ende nuk dihet se kush ia vuri flakën makinës. “Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për detyrat e tyre, por sidoqoftë duhet të punohet në drejtim të hetimit të mëtejshëm për të zbuluar autorët e këtij akti kriminal”, tha Hoti.