Shifrat e turistëve kanë shënuar një rritje të konsiderueshme që në prag të sezonit turistik. Në muajin mars, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i netë qëndrimeve është rritur me 46 për qind në krahasim me marsin e vitit të kaluar. Ndërkohë të njëjtën ecuri ndjekin edhe numri i netë qëndrimeve nga rezident që është është rritur me 21 për qind dhe numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident, i cili është rritur me 64 për qind.