Deputeti I Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se do të respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me çështjen e ‘Ndryshimeve statutore’ në PD, që pritet të jept ditën e enjte. Ai dha një mesazh dhe për protestën e thirrur nga Berisha në datë 12 nëntor, duke u shprehur se ngutjet personale nuk duhet të përzihen me hallet e shqiptarëve.