Top News – Ndryshimet në vitin 2021/ Bashkë me pagën rriten dhe taksat
10/11/2020 11:31

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Burime nga Ministria e Financave pohuan se ende nuk është vendosur, por paga maksimale pritet të rritet me 15 për qind. Një rritje e tillë do ta çonte pagën maksimale nga 114.7 mijë lekë, që është sot në rreth 131 mijë lekë. Rritja e pagës maksimale pritet që të shtojë automatikisht pagesën për sigurimet shoqërore, e cila ndahet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Me pagën aktuale maksimale, sigurimet e paguara në total janë rreth 31.9 mijë lekë. Nëse ajo shkon 131 mijë lekë, atëherë sigurimet që do të paguhen nga punëdhënësi dhe punëmarrësi do të jenë 36.5 mijë lekë, ose 4500 lekë në muaj më shumë. Sipas të dhënave të INSTAT, 4.6 për qind e të punësuarve kontribuues në vend kanë një pagë mbi 120 mijë lekë, në fund të tremujorit të dytë 2020. Rritja e pagës maksimale reflekton atë të pagës minimale, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të shkojë në 30 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që ishte më pare, të dhëna që janë publikuar nga monitor. Ndërsa me pagë minimale paguhen rreth 178 mijë të punësuar në vend, për të cilët pagesa e sigurimeve do të rritet me rreth 1100 lekë në muaj, Ministria e Financave ka llogaritur në projektbuxhetin 2021 se efekti i rritjes së pagës minimale në buxhet do të jetë rreth 3 miliardë lekë, ose rreth 24 milionë euro. Si rrjedhojë, nga rritja e pagës minimale dhe maksimale në 2021, punëdhënësit dhe punëmarrësit do të paguajnë në total rreth 37 milionë euro më shumë taksa mbi pagën.

Top Channel/ Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë! Makinat bëhen copash, 3 të plagosur
16/08 21:14
Top Channel/ Naun Shundi betejë me sëmundjen! Aktori dhe regjisori i njohur ndërpret punën në teatër
16/08 20:02
Top Channel/ Thethi është plot! Harrohet aksioni i korrikut, turistët shijojnë natyrën
16/08 19:57
Top Channel/ Gramshi pas flakëve! Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara, tani nis beteja tjetër
16/08 19:50
Top News – ‘Plas’ pistoleta në Laç. Të rinjtë sherr me grushte, nxjerrin edhe armët
16/08 18:56
Top News -‘Valë Zjarri’, fenomen i ri i motit…Do shkatërrojë qytete, vera më të nxehta e të thata
16/08 16:00
Top Channel/ Restaurimi i kishës 1300 vjeçare! I mbyllur prej 5 vitesh, nis ndërhyrja në Lushnjë
16/08 15:34
Top Channel/ Trafiku asfiksues Laç-Lezhë, orë të tëra pritje në rrugë! Aksi, stres për udhëtarët
16/08 15:20
Top Channel/ Gjithçka nisi dy ditë përpara ngjarjes! Krimi i të miturit në Korçë, autori shkoi…
16/08 15:03
Top News – Do çojë palestinezët në Sudanin Jugor / Izraeli në bisedime me vendin e trazuar afrikan
16/08 15:00
Top News – I moshuari u aksidentua/ Të afërmit akuzojnë: Policia e Cërrikut po fsheh ngjarjen
16/08 14:55
Top News – ‘Shpërthejnë’ retë, ‘fundi i botës’/ Shira të rrëmbyeshëm vijnë papritur, mbi 400 viktima
16/08 14:33
Top News – Lëvizja për Bashkimin e ‘shqipëtarëve’. KQZ skualifikon nismën qytetare për një ‘Ë’ tepër
16/08 14:29
Top News – Air Canada pezullon fluturimet, kaos / Avionët në tokë, preken 130 mijë pasagjerë në ditë
16/08 14:14
Top Channel/ BE kërkon takim trepalësh: Të jetë dhe Zelensky, ne të gatshëm të ndihmojmë!
16/08 14:11
Top News – ‘Grupet e drogës mbështesin Vuçiç’. Analisti serb-Kush qëndron pas shtypjes së protestave
16/08 14:03
Top Channel/ Festa e bukës në Maliq, mirënjohja ndaj tokës pas sezonit të korrjes
16/08 13:59
Top News – Zhvlerësimi në nivele rekord. Kulmi i sezonit turistik rrëzon edhe më tej euron
16/08 13:41
Top News-Sherri u rindez për një xhirim gomash.Përplasja që çoi në tragjedinë e 14-vjeçarit në Korçë
16/08 13:41
Top News – Operacion anti kanabis në Skrapar. Pesë të arrestuar, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
16/08 13:40