Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka konsideruar ndryshimet në qeveri si një përpjekje për të larë fytyrë, por që sipas tij po nxihet edhe më shumë. Duke komentuar emërimet e reja, Berisha u ndal tek emri i Igli Hasanit, për të cilin tha se është një diplomat i nderuar, por që po bën gabim që vihet në shërbim të një antishqiptari.