Serbët votojnë sot në referendumin për ndryshimet e Kushtetutës. Pikërisht për referendumin, në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në Mitrovicën e Veriut, u mbajt një protestë, drejtuar nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç. Ai deklaroi se do të vendoset reciprocitet, nëse qeveria e Kosovës, nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve serbe më 3 prill dhe konkretisht në Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.