Ekspertët e ndryshimeve klimatike paralajmërojnë se për shkak të ndryshimeve klimatike, ekziston mundësia që akullnaja Thwaites në pjesën perëndimore të Antarktidës, e konsideruar si më e rëndësishmja në botë, të shkaktojë me shkrirjen e saj rritjen e nivelit të ujërave ne dete me gjysmë metri. Dhe nuk mbaron me kaq: ekspertët druhen se shkrirja e Thwaites do të ndikonte në lirimin e masave tjera të akullta në këtë zonë të Antarktidës, që mund të çojë në rritjen e nivelit të ujit deri në dy apo tre metra. Nëse do të vihej deri në këtë pikë, pasojat do të ishin katastrofike. Për këtë arsye, shkëncëtarët e quajnë “Thwaites” si “akullin që sjell e fundit të botës”.