Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, Ambasadori Rajonal për Europën, Azinë Qendrore, Turqinë dhe Iranin për "COP26" David Moran, Ambasadori Britanik në Tiranë Alastair King-Smith dhe përfaqësues të Këshillit Britanik në Shqipëri kanë vizituar shkollën 9-vjeçare "Pjetër Budi" në kryeqytet, ku kanë ndjekur nga afër pasionin e nxënësve në projektet e tyre novatore për ndryshimet klimatike.