Zëdhënësi i qeverisë hungareze ka mohuar raportin e publikuar nga Bloomberg, se kryeministri Viktor Orban synon të transformojë sistemin politik të vendit në një sistem "presidencial", me qëllim mbajtjen e pushtetit. “Le të jemi të qartë: të flasësh për këtë ide vazhdimisht nuk është gjë tjetër veçse rutina e zakonshme e lajmeve të rreme të majta”, u shpreh zdh I qeverise hugareze në platformën X.