Ndryshe nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur sot mbështetje të plotë për aksionin e polisë së Kosovës në Veri, duke thënë se Prishtina ka të drejtë të vendosë rendin në të gjithë territorin e vendit. Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar me mënyrën se si është kundërshtuar përpjekja e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit në komunat më shumicë serbe.