Top News – “Ndragheta”/ Procesi më i madh në Itali, 335 mafiozë dalin sot para Gjykatës
13/01/2021 12:19

Qindra anëtarë të dyshuar të grupit më të madh mafioz italian do të përballen me drejtësinë në gjyqin më të madh kundër krimit të organizuar që mbahet në vend në dekada të tëra. 335 mafiozë të dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar u ngarkuan pas një hetimi të gjatë për Ndranghetën. Më shumë se 900 dëshmitarë do të japin dëshmitë e tyre dhe akt padia përmban akuza për vrasje, trafik droge, ryshfet dhe larje parash. Gjyqi nis sot dhe do të zgjasë për më shumë se dy vjet. Ai do të mbahet në një ndërtesë të modifikuar enkas për të, në rajonin jugor të Kalabrisë, që ndodhet në zemër të territorit të Ndranghetës. Ndërtesa, një ish call centre në qytezën Lamezia Terme, është shndërruar në një sallë gjyqi të fortifikuar që mund të presë qindra persona që pritet të ndjekin ecurinë e tij. Asnjë gjyq i mafies nuk është mbajtur në itali, në përmasa të tilla, që nga vitet 1980. Ndryshe nga gjyqi i mëparshëm, që zgjati nga 1986 deri në 1992 dhe kishte në shënjestër një numër të madh familjesh të cosa nostras në Sicili, ai i të mërkurës ka në shënjestër vetëm një grup, familjen Mancuso që përbën një degë të fuqishme të Ndranghetës. Edhe pse Ndrangheta është tani më e madhe se cosa nostra, klani Mancuso thuhet se operon më së shumti në provincën kalabreze të Vibo Valentia-s. Gjatë gjykimit paraprak u deshën më shumë se tre orë për të lexuar emrat e të pandehurve, raporton agjencia e lajmeve AFP. Mes tyre përfshihen politikanë, oficerë policie, shërbyes civilë si edhe anëtarë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të grupit. I akuzuari i profilit më të lartë, është ai që mendohet si bosi i klanit, Luigi Mancuso, 66 vjecc, i njohur edhe si Xhaxhai. Të tjerë të akuzuar njihen me nofka si Ujku, trashaluqi dhe biondi. Ndrangheta besohet se kontrollon kalimin e sasive të jashtëzakonshme të kokainës nga Amerika e jugut dhe vende të tjera, drejt Evropës. Në qendër të rastit është prokurori më i famshëm anti mafia në Itali, 62 vjecari Nikola Gratteri që është nën mbrojtjen e policisë prej më shumë se tre dekadash.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39