Numri i llogarive bankare në vend, u rrit për herë të parë pas katër vitesh. Ky trend i krijimit të llogarive bankare si dhe kryerjes së transaksioneve nëpërmjet internetit, çon në uljen e parave të cilat qarkullojnë jashtë sistemit bankar, duke sjellë një impakt pozitiv në luftën kundër parave të përfituara në mënyrë të paligjshme.