Shtetasit shqiptarë që mbahen në burgjet greke, për herë të parë, kanë mundësi të pajisen me pasaporta dhe karta identiteti, duke u lehëtsuar problemet proceduriale brenda këtyre burgjeve. Marrëveshja u mundësua prej ministrisë së jashtme greke dhe asaj shqiptare, nën kujdesin e ambasadores shqiptare në Athinë Luela Hajdaraga. Procesi nisi këtë të hënë në burgun Koridhalos, ndërsa pritet të shtrihet në të gjitha institucionet e riedukimit në Greqi.