Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një moment që mund të quhet historik, pasi shënon herën e parë të përzgjedhjes në këtë funksion, pas 65 vitesh nga anëtarësimi i saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.