Jennifer Lopez i konfuzoi të gjithë pasi llogaritë e saj në rrjetet sociale errëzuan papritur. Fotografia e profilit të këngëtares 53-vjeçare në Instagram ku ajo krenohet me 226 milionë ndjekës u zëvendësua me një rreth të zi. E njëjta gjë ndodhi edhe me llogaritë e saj në Facebook, TikTok dhe Twitter. Megjithatë, postimet e yllit të "Maid in Manhattan" në ato platforma nuk janë fshirë.