Një tjetër konflikt i armatosur u rikthye në kufijtë e Evropës, ndërkohë që perëndimi është i fokusuar tek Ukraina dhe kundërofesiva e saj kundër trupave ruse. Luftime të ashpra shpërthyen rreth mesnatës në kufirin Azerbajxhan –Armeni , mes raportimeve për viktima midis forcave ushtarake nga të dyja anët.