Luftime të ashpra kanë vazhduar në lindje, tha ushtria ukrainase të shtunën ndërsa Rusia ka vazhduar të marrë në shënjestër infrastrukturën civile, duke lënë miliona ukrainas pa energji elektrike. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se një ditë më parë ushtria ruse kreu dhjetë sulme ajrore dhe dhjetë sulme me raketa. Sipas tyre, armiku ka kryer edhe 42 sulme me raketa në infrastrukturën civile dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në Zaporizhja.