Rusia do të kryejë një test në shkallë kombëtare të sistemit të saj të paralajmërimit publik për emergjenca duke ndezur sirenat e alarmit e duke ndaluar transmetimet televizive për të paralajmëruar popullatën për një rrezik të afërt. Testi, i kryer për të parën herë në 2020-ën, është pjesë e një nisme të re që kërkon që autoritetet ta kryejnë atë dy herë në vit, duke nisur nga 1 shtatori. Kjo vjen sidoqoftë në mesin e luftës në ukrainë, që ka shkaktuar edhe krizën më të thellë në marrëdhëniet e rusisë me perëndimin që nga kriza e raketave kubane në 1962.