Përfaqësues të autoriteteve vendore dhe ato të partisë social demokrate suedeze zhvilluan një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj në zyrat e bashkisë së Tiranës. Takimi mes tyre u zhvillua edhe në sajë të mbështetjes së Fondacionit “Olof Palme”, një fondacion me shtrirje ndërkombëtare që prej vitesh mbështetet lëvizjet solidare dhe politikat e majta sociale, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve shqiptarë.