Qindra punonjës policie do të jenë të angazhuar të dielën për ndeshjen Shqipëri-Angi që do mbahet në stadiumin Air Albania, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për të shmangur incidentet e mundshme deri në shpërndarjen e tifozëve si dhe në largimin e skuadrës angleze përmes aeroportit të Rinasit. Policia e shtetit ka marrë masat për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas, i gjithë territori i Tiranës do jetë në monitorim, do të kryhen kontrolle në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët si dhe do menaxhohet trafiku rrugor.