Sfida midis Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45. Vendimi për të mos u zhvilluar ky duel në Beograd aty ku ishte planifikua, u mor nga UEFA pas kërkesës së Fedeeratës Serbe dhe dakordësuar me atë shqiptare për ta spostuar. Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.